Fryma poetike e së dielës  me poezinë e poetit:Gëzim AJGERAJ

TI MBETE UDHË!

————————————

Nga hija jote s’i mbeti asgjë mallit

as edhe një copëz imazh

të ta ruajë kujtimin

harrimi i ka shkulur të gjitha gjurmët

mbi udhët e ecjes sate

janë tkurrur sokaqet

edhe kujtesës së këngëve nëpër lagje

u është shuar zëri

nga pentagrami i mungesës

Ëndrrat e pritjes janë lëvjerrë avllive skaj udhës

e i bëjnë roje mbathcave të kthimeve

mbi rrjetë merimangash pikon malli

ti mbete udhë e arratisur

/www,qendrapress.com/