Fryma poetike e së enjtes me poeten;-Nexha REÇICA
NË PREHËRIN E TIJ
—————————————–
Në prehërinë e tij vej kokën
atëherë kur mjegullat bien
në kraharor e mbaj ëndrrën
e puth me buzët e mia.
Kur natën yjet qiellin mbulojnë
më sjellin ngadalë vezullimë
më futen brenda në shtrat
magjishëm më mbajnë në gji
Më mbështjellin si hyjnoret
brenda syrit tënd të ngrohtë
hapa sytë si çdo natë
më përqafoi agimi.
N.Reçica
/www.QendraPress.com/