Fryma poetike e së enjtes  me poeten;-Sofia GJINIKA

ORENDITË

———————————

Ato janë aty, presin të përkëdhelen

Nga pluhuri dhe kripa e erës së detit

Ah, kur të kuptojnë që dikush hap derën

Do shkëlqejnë si më parë, ti shoh dielli.

Ato janë aty, të pagoja, të pafajshme

Hijerënda rrinë roje, nga mungese e gjatë

Aty të ulë kokën me një falje të madhe

Të puth fotografi në gushë e në ballë.

Ato janë aty, mbajnë peshën kryesore

Janë njomur në ditët, mjegull, erë e shi

Bëhem mëkatare në shtigje të egra kohe

Para kandarit të mallit, dhimbje e dashuri.

Na ndan largësia, vrapojmë për përqafim

Loti i mallit kripë, që shijon buzën e etur

Mbizotëron kjo ndjenjë ka rrethuar shpirtin tim

Në shkretëtirën e orendive, dielli të gjejë shtegun.

/www.QendraPress.com/