Fryma poetike e së enjtes  me poeten;-Bruni GOSA

Maja e bukës së jetës sime

—————————————

Magjia që më vjedh gjumin,

Shkoq stuhinë e platit,

Loz në këtë film edhe vetë.

Si një orë e prishur,

Që ka ngecur te ty,

Ndjenjat e mia lëngojnë,

Thahen në një vorbull pafund.

Vjeshta zë ngulet mirë,

brenda meje dhe rreth meje,

Gjethet e mia zënë e zverdhen,

Gjethet zënë e bien rreth e rrotull.

Krijim i një shpirti të hollë,

I ngrirë në kallëpet e ngurta,

Në tagrin e zakonit shoqëror,

Që e gropos në llogore.

/www.QendraPress.com/