Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Adelina MINA

Poezi
-1
Në heshtjen time hedhin rrënjë fjalët,
Si dritë e ngrohtë që rrjedh prej shpirtit;
Çdo varg më zgjon muzën e shpirtit,
Si yll i ndritshëm që udhën gjen qiellit.
-2
E shkruaj dhimbjen me hije e me dritë,
Si pendë që ndizet brenda frymës sime,
Në çdo poezi kam dhimbje, kam dashuri,
Dhe lind diçka që më shëron në brendinë time.
-3
Çdo mendim është udhë pa mbarim,
Ku hapat njerëzorë prekin misterin,
Kështu shkruaj, jo për të gjetur qetësim,
Por për të kuptuar pyetjet që më endin shpirtin.
/QendraPress/