Fryma poetike e së mërkurës me poeten; Aferdita HADAJ
Rini e bukur.
***********************
Rini e bukur quhesh
O lulja plot vesë
Je si rrezja e diellit
Që ngroh shpirtin
Çdo mëngjes.
Je bukuri e natyrës
Pranverë që s’shahet kurrë
Je aromë trëndafilash
Që shpirti i do aq shumë.
Se je ajka e rinisë
Ndaj je nur i bukurisë
Je ylberi me shtat ngjyra
E bekuar nga natyra.
Sa shumë, që shkruajnë poetët
Për të bukurën rini………!
Duan të-të lënë në vargje
Të kujtojmë me nostaligj.
Se në vargje do të ngelesh
Si manushaqet me erë
Që zili ta ket dhe mosha
Pleqëri kur të-të zërë.
E’hh rini e bukur shumë
Sikur plakje të mos kishe
Parajsë e vërtetë do ishe
Dhe bota do ishte ndryshe.
/www.Qendra Press.com/