Fryma poetike e së dielës  me  poetin;Gëzim AJGRAJ

TE KROI I NDARË 2

—————————–

Gur i kishin vënë mbi

e ia kishin shkruar

këtu ndahet

zemra e një populli

Poshtë gurit

kroi i ndarë

tek rridhte dhimbjen e shekullit

këndej njërën rrjedhë

e andej tjetrën,

pa pushim

Dikush nga pas

më tha:

kujdes hapin matanë

se e shkelë ligjin

për kufijtë e Evropës!

Dua ta pi

lotin e kësaj bjeshke

se dhimbja

s’më ndahet se s’më ndahet

nga gjoksi

Eh, Evropa

kufijtë e vet

moti i ka hequr…!

2020

Top of Form

Bottom of Form

/www.Qendra Press.com/