Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Albulena LETAJ
DO TË DOJA
——————————–
Do të doja që për një çast
E vetme të qëndroj
Nuk dua t’jesh as ti
Nuk dua asnjë njeri
Vetëm për një çast
Tingujt e valëve t’i jetoj
Flladi i lehtë i mbrëmjes
Trupin t’ma përshkojë
Dua t’i flas për jetën
T’i tregoj për veten
Gjithçka që më mundon
Aty të përfundon
Nëse do të mundem
Të gjitha t’i trajtoj
Ti o ujë i kulluar
Më pastaj ti vendos për mua
Nëse do të më shpëtosh
Ose përgjithmonë do të më fundosësh
/www.qendrapress.com/