Fryma poetike e së mërkurës me poeten: Arze HASANAJ

E fali gjithçka

————————-

E fali botën për të ,

sa dielli i mëngjesit i akullt ju bë.

E fali shpirtin nga thellësia ,

vetëm të shohë të lumtur atë.

E fali zemrën e copëtuar fortë,

por të verbëritë nuk e shohin dot.

Çdo gjë e falte e s’u ndal ,

nga butësia e shpirtit çdo gjë e fal.

E fali sinqeritetin e saj,

asgjë e sinqertë sot vlerë s’do mbaj.

E nga sinqeriteti u vra shpesh ,

por zoti i dha shpresën i tha buzëqesh.

E fali buzëqeshjen më të bukur ,

kur ishte e pikëlluar kur ishte e lumtur.

Por nuk u ndal e forcë se di ku gjeti,

e brishtë e butë e ëmbël prapë kështu mbeti.

E fali dashurin me shpirt e ndjeu,

po loti sytë e bukur gjithmonë i pëlqeu .

U bë e verbër e shurdhër e pa fjalë mbeti,

të bukurën që e ndjeu aty pa shpresë e gjeti.

/www.QendraPress.com/