Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Blerta BASHA

Vjeshtë pa ty

———————

Vjeshtë pa ty erdhi përsëri, o Nënë!

Vjeshta sapo zbriti dhe hapi krahët,

Rrëzoi gjethet e mallit edhe mbi hënë,

Çdo fletë që bie në tokë, ti e kthen të artë!

Mban në zemër si obelisk një kujtim.

Era pëshpërit fjalët e tua ngadalë,

Zërin më sjell, oj nënë, malli si bekim,

Me qiejt e Zotit ëndrrat valë-valë.

Shpirti yt konkuron vjeshtën e artë,

Në çdo degë filizat rriten me këngë,

Gjethet fluturojnë drejt yjeve, atje lart,

Mallin tim e sjellin me lotë te ty, nënë.

( E ripunuar )

/QendraPress/