Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Brixhilda DEDE
KLEOPATRA
=================
Rënkim Prometeu nën zinxhirë,
gjurmë e fundit e dritës pas një mal.
Zmadhohej dhimbja e Adamit mbi njohjen,
trajektores rreth një gjysmë hënë kënd vizual.
Prej ndarje të paimagjinuar shpirti i flladitej,
në ecejake xhepa resh të shpuar.
Në të errët, dritë e verdhë hënore harkon,
Mbi korifinë e një pylli të lakuriqësuar.
Ku shuplaka ere grisnin copa kujtime.
Yje derdhi qielli, shndërritur mirazhin tënd.
Prej gotës së mërzisë derdhur vesë,
Mbi petale të kuqërremtë trëndafilash, buzëqeshe.
Universi prapa skenës kompozonte,
Vizionin origjinal të padëgjuar,
Dhomave të shpirtit, shkruar hieroglife.
& & &
Je, ti
————————-
Ëndërr e mare e çmendur
Frymëzim i pafund
Buzëqeshje pa mbarim
Drite, jete dashuri
Gjithsesi
Pafundësi. ..
/www.QendraPress,com/