Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Bujana MALAJ

 Jam pranvera , hape derën!

————————————

Sa larg shkuan sytë e mi

Ty tê pritem si përherë

Me vrap thirre hape derën

Mé hap derën jam pranvera .

U hutova kur tê pashê

Lul mimoza ishe veshur

Si pranverê mé erdhe vajzê

Bukuri e fytyre qeshur.

I shastisur ngela n’derê

Sytë tê lëshuan një pikê lot

Shtatin tënd porsi selvia

Asnjëherë, bukur si sot.

Nuk tê prita qê kështu t’vije

Surprizê erdhe me pranverën

Derdh një nur prej bukurie

Jam pranvera, hape derën.

Mé e bukura e vitit stinê

Sikur vajzat né rini

Me aromé na mbushe shpirtin

Pranverê je né sytë e mI.

Tuj shëtit lendinë e bjeshké

Ngjitur lart nê majé té malit

Shoh pranverê nê sytê e tu

Si borê shkrihesh n’mes tê zjarrit .

Hape derën té hy brenda

Té vallëzoj si balerinê

Nuk do Ik pá t’perqafuar

Këtu afër kam shtëpinë.

Shpiné e kam petale n’lule

E ngjyrosur fije – fije

Mé kap dorën bashke té ikim

Mos mé thuaj se nuk e dije.

14. Mars . 2023. B. Malaj . Londer!

 /www.QendraPress,com/