Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Elmije AJAZI

Stuhia me emrin tim
—————————
Kur të shuhet fryma ime
dhe trupi të kthehet në hije,
emri im –
le të ngrihet si shkëndijë që çan errësirën
e i ndez shekujt me kujtim.
Le t’i bjerë koha mbi supe,
por kurrë të mos e përkulë;
se krenaria ime është stuhia
që i hap udhë maleve
dhe i thyen heshtjet e varreve.
Unë s’jam vetëm trup,
unë jam jehonë
që rritet sa herë më thoni emrin;
dhe kur toka të më marrë,
emri im do të qëndrojë më lart se dheu,
më lart se nata —
i gjallë, i patrembur, i përjetshëm.
Regensburg, më 24 nëntor 2025
/QendraPress/