Fryma poetike e së mërkurës me poeten ;-Elvira ZENELI

ERDHE…
——————
Erdhe si pika e vesës në agim,
si një potpuri lëndinash të largëta;
si një melodi e re në shpirtin tim,
si një valë e butë, erdhe —
si një varg.
Erdhe me buzëqeshjen që rrezaton,
erdhe papritur, porsi një magji;
erdhe si jasemini që aromë lëshon,
vështrimin tënd që djeg në thellësi.
me shkëlqimin porsi diamant — ah,
kurrë që të venitesh s’dua! —
ashtu si je: i artë, i fortē me kurora lulesh,
ëndrrat e tua prej fisniku.
Erdhe të më zgjohësh nga dremitja e gjatë
të më thuash se ende paskam shpresë;
ti, mendjendrituri, më erdhe këtë natë,
si kristal i brishtë — mos më ler të pres.
Erdhe që ëndrrat, me hijeshinë tënde,
t’ua shtosh dritën,
t’ua zbukurosh frymën; erdhe…
dhe s’dua kurrë të ikësh më,
erdhe t’i kthesh të gjitha
stinët në pranverë.
Ah, ky shpirti im,
si zjarr perëndimi,
që të mos shuhet, tek unë erdhe;
teksa më pushton dëshira për fluturim,
ngrohtësinë më të rrallë në mua e derdhe.
/QendraPress/