Fryma poetike e së mërkurës më  poeten: Fatbardha Xhani MYSLIMAJ

SHKURT

————————

Më dhemb koka;

Shkurt nuk dua të flas

Shkurt nuk dua të hesht

Shkurt, dua të zhdukem

Nga ti që përballë meje

Rri dhe bën sikur,

Tund këmbën e majtë

Mbërthen e zbërthen kopsën

Fare pa kuptim…

Kthen sytë

Në anën tjetër,

Dhe fsheh nën flokë

Mendime të errëta

Njësoj si vështrimi yt

Njësoj si heshtja jote

Njësoj si shpirti yt

Por jo,

Nuk do të të gëzoj

Asnjë fjalë që ti pret

Asnjë mendim timin

Që t’i i di;

Nuk ke për të dëgjuar

Sot!

Dua të gëzohem

Tek të shoh që vuan

Sepse ke zili,

Pse s’them asgjë;

Edhe pse, të them të vërtetën

Mua thjeshtë

Më dhemb koka…

02.07.2018

/www.QendraPress.com/