Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Kumrie Avdyl SHALA

VENDI U BOSHATIS

——————————————–

Vendi im i mbuluar me pllaka e varre mermerësh…

shkronja të copëtuara të ndara në gjysmë,

flamuj në varre të çkyer për mes…

E Tokat dikur të pëlleshme, tani djerrina,

Oxhaqe shtëpish të thyera e pa tym.

2.

Oborret e shkollave me pak zëra fëmijësh,

Çdo ditë në klasë nga një bankë mbetet thatë pa nxënës,

Eh, spitalet pa doktor,

arat në pranverë pa u lëvruar, e në dimër hynë pa të korra.

Ky vend që u la me gjak po boshatiset e po m’betet thatë.

3.

As qerre me kalë sytë nuk po na shohin,

As rini s’po shohim duke lozur me top…

E fshatrat dikur ishin plot e përplot, tani mbetën bosh.

Bingjat dikur në livadhe mezi i kalonim,

tash as ujë as baltë në to nuk gjen dot.

4.

Vallë si u rrotullua rrota e fatit vendi u boshatis,

E ju shikoni, mos ikin të gjithë …

Mos e lini vendin thatë, se ky vend u la me gjak,

Po e leni në mëshirën e Zotit e të fukarasë pa fat.

5.

Ah, sa shumë po më dhemb që po përjetojmë këtë gjendje n’vendin tim…

Sa shpirti po më vuan e zemra nuk gjen qetësim.

/www,qendrapress,com/