Fryma poetike e së mërkurës me poeten:- Marjeta Shatro RRAPAJ
Paqe…
———————–
Papritur duke soditur kupën e qiellit
shfaqet një dorë e zgjatur me dritë,
e ndritur do të jetë e nesërmja, e ardhmja
dhe e fortë dëshira për të takuar engjëj lajmëtarë.
Koha do të sjellë përfytyrimin e kthjellët
e botëkuptimi njerëzor do të jetë më i thellë,
për jetën, fluturimin, rrugët
që çdo njeri duhet të ndjekë.
Bekimet bujare do të vijnë nga lutjet
e do të shuhet përvëlimi i pritjes së gjatë,
do të zbulojmë gjëra të reja
dhe do të rishohim brendësinë e gjërave
në paqe të plotë derisa errësira të zhduket…
/www.qendrapress.com/