Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Meri MEZINI
PAS PUTHJES
———————-
Pas puthjes fytyrat kthen në lule,
Faqet ngjajnë me trëndafilat rozë,
Këmbët dridhen sikur s’kanë më kocka,
Trupat qëndrojnë mbi damarët e hollë.
Mbas puthjes duart marrin dridhjet e radhës,
Buzët si flakë e kuqe në gojë,
Kur sytë përplasen lotojnë të lumtur,
Trupat nga epshet ngërçi i pushton.
Pas puthjes ndizen dritat e shpirtit,
Dy shpirtra binjak në ndjenja lundrojnë,
Kur dy të dashuruar, i shijojnë k’to puthje,
Qielli dhe yjet ata i xhelozojnë.
Pas puthjes vrapojnë të lumtur plot jetë,
Vrapojnë në terrin e natës me hënë,
Dhe shiu që bie mbi kokat se ndjejmë,
Dashuria të deh, të vel kur ka ndjenjë.
/www.qendrapress.com/