Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Mirushe H. MUSA

VAJZA ME PSHTJELLAK
——————————–
Dola brigjeve të shetisja,
Buzë liqenit më shkuan sytë,
Më sillte aromën një zambak,
Vajza e bukur me pshtjellak.
Me hijeshi ecte prej shtegut,
Bukur i rrinte pala e jelekut,
E fustani i kuq prej mendafshi,
Si shtojzovalle i rrinte shtatit.
Rruga plot këneta e moçale,
Bëja plan si të dilja në male ,
Të këpus një ylber nga qielli,
E ta shtroja urë gjer tek liqeni.
Reve u mora një laps të artë,
Si gjarpëronin brigjet i vizatova,
Si t’i kaloja gjithë këto pengesa,
Për tek vajza bëra një hartë.
Doja të prekja hirësinë e saj,
Gërshet flokësh me dorë t’i preku,
Me buzëqeshjen e saj sharmante,
I ngatërronte retë në mes veti.
Mblodha zogjtë e dallëndyshet,
Në prehërin e maleve,një kuvend,
U bëra lutje bilbilave në bjeshkë.
Te e bukura të shkonin në shkes.
/QendraPress/