Fryma poetike e së mërkurës me poeten ;-Nexha REÇICA
SOT LUMTUROHEM PËR NESËR
————————————-
Nga vargu im
me ngrohtësi
i jetoj ëndërrat e mia
brenda dashurisë.
Dhe aq thjeshtë
e jetoj jetën
edhe atëherë
kur i tregoj ëndërrat e mia.
Kur e kujtoj çiltërsinë time
që e kam në shpirt
sot lumturohem
edhe për nesër.
N. Reçica
//www.qendrapress.com/