Fryma poetike e së mërkures me poeten;-Nexha REÇICA

LUTJET PËR DASHURI

———————————–

Në vendin e hirit të flijimit

rridhnin lutjet posi lum

klithje shpresa e ofshama

shprishin dallgët e pafund.

Shtruan vargjet në thellësi

shtyerje thyerje të mos ketë

e çiltër me thjeshtësi

të qëndrojë mbi vetull.

Në kështjellë le të bekohet

dashuri e çiltër le të përjetësohet

kur të përulet lule le të mbjellë

e kur ngritet valle le të hedh.

/www.qendrapress.com/