Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Poetesha DALINË
Rrri n’meni
———————————-
Ne mund të ishim gjithçka,
Madje edhe të harruar.
Por, kurrë të plotësuar
Zgjodhëm rrugët e vegimit
Mbi kurorën e pendimit
Ikëm.. u fshehëm në gënjeshtër
T’ia dinim për njeri-tjetrin nuk deshëm.
Rri n’meni kujtue
A nime t’kam lodh tuj t’dashunue
T’uj t’dasht a nime t’kam venit
Që su bonem bashkë një ditë
Shkoj përtej n’andrra t’harruem
Me përtrij k’të dashni t’dekun
Mbi rrudhat e mallit mbi ballë vizatue
Si u dënue n’mëri ky shpirt i mekun.
Lodh e harrue n’nëm t’fatit
Ke cepi xhamit rri e t’pres pa shpirt
Natë e hidhur kur s’do vijsh.
Shuan yje, shuan hanë
Kjo dashni e pa fan.
/www.QendraPress.com/