Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Poetesha  DALINË

U mërzita

————————

U mërzita sonte

Fort u mërzita..

E deshta me ardhë te ti..

Besomë mezi e ndala vetën

Se m’kish marr malli për atë përqafim..

U mërzita

U mërzita e prapë edhe nga hana e fsheha

Lot me reshjet e shiut i përzija..

Duke fshehur mallin me një buzëqeshje t’rreme.. mes bubullimash dhimbsh

U mërzita e s’mujta me ardhë te ti

Me u përplas mbi gjoksin tënd…

Sikur atëherë… n’korrikun e kaluar

Unë u mërzita sonte se të harrova sy bukuri im.

Dalinë,

Gusht 2023, Prizren

/www.qendrapress.com/