Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Shpresa ZURNACI

TE KAM KERKUAR

————————————-

U ktheva gjithe me deshperim

me shpirtin helem e vrer

as loti me s’me ndrit ne sy

nga malli i zjarrit m’u shterr

Te kam kerkuar pa pushim

neper krojet e tua,

po s’eshte miku yte ketu

mu pergjigjen krojet mua.

S’eshte miku yt ketu me tha

i blerti monopat,

Nuk eshte mikja mu pergjegj

debora permbi shpat.

Te huaj zera ne ate cast

i degjoja nga larg

edhe ma meken frymen mua

nuk eshte ai ketu me thane

O sa kujtime pa pushim

me shkojne neper mend

perse, o mik ste gjeta ty

prape ne vendin tend

Shpresa Zurnaci

/QendraPress/