Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Shukrije GASHI

15 mars, 2019

——————————

E vrarë dhimbja strukur

rri nën hijen e karremit askund

heshtur grryenë frikën njeri

garë trishti n’ arenë patkonjësh

jetën çdo ditë e ha një fitore

mllefi

e fronin e lakmisë e ngopë

bëshëm veç dheu në gropat e kafkës

pa sy mbushur me krimba

një pacërrkë liderësh

varrosur me hire kërrnami

kundërmonë vrasje me pahir

e trishtuar midja merr ikën

kërkonë vdekjen paqen e përjeteshme

një cohë basme kushtonë liria

për rehatinë e fukarasë…

/www.qendrapress.com/