Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Valbona R.HADRI
Matanë rrugës
————————————
Sikur kërkonte diçka
Ajo e vështroi e dërmuar.
Qepallat e lagura nga lotët e saj mbuluan pamjen e fytyrës së trishtuar.
Ai në heshtje kapërdiu fjalët.
Pa mirëkuptim hoqi shaminë nga prehri i saj.
Kalimthi dëgjoheshin pëshpërima mallkimi,
Përse i copëtoi zemrën asaj ?!.
Shiu tani kishte pushuar.
Nga dritarja e hapur buzëqeshja ngadalësoj ritmin e një kënge në të sosur.
Vështroi majtas pa ditur se ku ishte nisur ,
Shpejtësia e një vozitje pa mend mbylli përjetësisht kapitullin e një libri gjysmë të lexuar.
Turma njerëzisht shtyheshin për të parë viktimën e radhës.
Lutjet e tyre, bashkëngjitur qiellit kërkonin që kjo ëndërr të mospërsëritje kurrë.
/www.QendraPress,com/