Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Ajete POVATA
Shekulli do përmbysur…
—————————————-
Në kohë të re
S’ke pse hap sytë
Planetët numërohen n’gishta
Habia na duket shtirje
Këndi më s’është kënd
As i çmenduri s’është i krisur
Shekulli do përmbysur…
Tani
Shesho ose mos shesho
Sytë e ballit s’bëjnë teatër
As planet s’janë plane
As e bukura s’është e bukur
Sa kohë e ngrysur
Shekulli do përmbysur…
Sot
As sheshi s’është shesh
Sytë i përzinë ngjyrat
Koka prek ngjarjen
Përmallimi s’është përmallim
Drama sa kishte nisur
Shekulli do përmbysur…
E fshehta
Besa s’është e fshehtë
Humbja është kohë
Kohë e dalldisur
Ngado që të sillesh
Shekulli do përmbysur… /www.QendraPress.com/