Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Anila KODRA

TI DHE UNË

———————–

A e di,

Se sa gjatë të kisha pritur,

Sa shumë e kisha ditur,

Se do shiheshim diku.

A e di,

Se unë kurrë s’kisha besuar,

Dashurinë të kem në duar,

Bashkë të ishim ne të dy.

Se unë e di,

Ti dhe unë në çdo kohë

Akrepa ore çdo sekondë,

Njeri tjetrin pas do ndjekim.

Dhe do presim atë çast

Jetët tona të jenë bashkë,

Dashurinë hapur ta shprehim.

Se ti për mua,

Në furtuna je besimi,

Nëpër dallgë varkë shpëtimi,

Dhe sa kohë do të të pres.

Bashkë të dy që nga fillimi,

Diell nga lindja tek perëndimi,

Besa jonë kurrë sdo të vdesë.

Anila Kodra Kotroçi

/www.qendrapress.com/