Heroi Agim Shala, i kthehet në bronz Prizrenit

Me një ceremoni madhështore sot, në festën e madhe të flamurit në pranin e shumë figurave të luftës dhe komunës , familje të dëshmorëve dhe qindra e qindra qytetarëve u bë zbulimi i shtatores së Heroit të Kombit Agim Shala, në këtë ceremoni morën pjesë ish shefi i shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Bislim Zyrapi, zv komandanti i FSK Enver Cikaqi, drejtori i policisë Faton Alija, familja e dëshmorit e shumë veteran e bashkëluftëtarë të Agimit, Kjo ceremoni u bë nën organizmin komunës së Prizrenit ku ishte nënkryetari i komunës Kujtim Gashi, kryesuesja Antigona Bytyçi, drejtori i kulturës projekti e së cilës drejtori ishte Adem Morina stafi i kryetarit Totaj dhe të tjerë. Nën himnet kombëtare pas së cilës u bë edhe zbulimi i shtatores e ku ishin nënkryetari Kujtim Gashi, Gjeneral Bislim Zyrapi, gjeneral Enver Cikaqi, nëna e heroit dhe Selim Krasniqi kryetar i OVL e shumë të tjerë..Kurse për veprën dhe për këtë shtatore sot në këtë ditë të madhe folën Kujtim Gashi, nënkryetar komune.  Adem Morina drejtor i Kulturës i cili edhe ishte njëri nga kontribuuesit parësor me kryetarin Totaj që kjo shtatore sot, të ketë në këtë vend të bukur.Isa Berisha në emër të shoqatave të dal nga lifta fli për biografinë e heroi Agim Shala  Derisa vëllai Fidan Shala me këtë rast edhe njëherë falënderoi të gjithë kontribuuesit që sot kjo shtatore erdhe këtu. Edhe Nëna e dëshmorit sot , falënderon të gjithë ata që kanë dhënë kontribut që Agimi të jetë në këtë vend. Kjo shtatore tashmë ka zbukuruar qytetin e kjo në këtë ditë ka edhe një mesazh shumë simbolik se gjaku i dëshmorëve do të jete si rreze dielli e këtij qyteti Kryetari i PDK së Memli Krasniqi, ditën e sotme e ka nisur me vizitë te Lidhja Shqiptare e Prizrenit Kryetari i PDK së Memli Krasniqi, ditën e sotme, e ka nisur më vizitë te Lidhja Shqiptare e Prizrenit prej këtu tha se vlen që të nisë kjo festë sepse ky është vendi ku ka nisur pavarësie kombit tonë.  Ai bashkë më të biri e tij Malin tha këtu po e nisim e nga këtu ne Lezhë e pastaj në Tiranë që të marrin pjesë në festën madhështore të flamurit .Mesazhi i kryetarit Krasniqi ishte një mesazh për Ditën e Flamurit/www.qendrapress.com/