Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Anita HOXHA
Mos u kthe!
——————————–
Tani që trupin tënd e ndez zjarr, një tjetër
Unë jam histori e mbyllur, kam shkuar
Ti mos ju kthe pas, një dashurie të vjetër
I ngjan atij librit, që njëherë e ke lexuar
Sa herë shihemi përballë,kokën nuk e kthej
Koha më mësoi ta dua më shumë veten
Nuk drithërohem nëse hapat ,pranë ti ndjejë
As kur për inat, ti përqafuar je me tjetrën
Tani rrallë të sjell në mëndje shumë rrallë
Vetëm kur si ves me ndrin në sy një lot
Ti mbete një kujtim i bukur , një përrallë!
Një trëndafil që u vyshk në një gotë!
/www.QendraPress.com/