Fryma poetike e së mërkurës më  poeten:Barie ÇUPI

Udhëtarë pa kthim

——————————–

Do ikim ndoshta pa asgjë me vete,

s’bindem që ka njeriu dy jetë,

gëzojmë shumë,na duken minuta,

mërzia krejt pak kohë, na duket vjet.

Frojdin,Aristotelin dhe Kajanin,i lexuam,

e i kuptuam pothuajse fare pak,

kush rron me mbush kupën sa mundet,

do harrohet shpejt si një dështak.

Për vdekjen nuk di të shkruaj aq,

kur vdiqa dikur,më vdiq dhe shpirti,

ndoshta gjithë gjuhët kujtesës iu fshinë,

prej shpine ngarkesat,s’di kush m’i zbriti.

Kraharori rënduar,nuk kishte më vend,

brengat e vjetra s’i kërkova kurrsesi,

linda sërish pakuptueshëm,pse?

t’i afrohem qiellit,të ngjitem si?

Lehtshëm në qofsha,për lart do shkoj,

pa pengje nëpërkëmbë,pa fund tragik,

pa njerëz rreth vetes,s’kam hedh’asnjë hap,

energjish do shkarkohem,pastaj do ik.

Kështu do ikim,mesthëniesh pa gjurmë,

bashkë me njerëzit që mbase kemi fshirë,

udhëtarë me peshë,mendërisht urtësuar,

falenderoju fatit,si një shenjë në ke gdhirë.

S’bindem që ka njeriu dy jetë,

pamjaftueshmërinë e kohës,s’e kuptoj vërtet.

/www.QendraPress.com/