Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Drita DEKAJ
SHKROVA
———————–
I shkrova Atdheut e
shqipes në flamur.
Ju shkrova dëshmorëve,e
gjakut si u derdh në luftë.
I shkruajta malit ,fushës
me liqene e dete.
I shkruajta jetës
me hadhe e derte.
I shkruajta natyrës
me lule e me pemë
,zogjt e shpendët e malit .
Pa harru me i përmend.
I shkruajta kohës
me diell e më re.
I shkruajta stanit
me dhënë e më dhi.
I shkruajta stinës
me bor e më shi…
I shkruajta ditës
me shi e ylber.
I shkrova jetës
me dritë e më terr.
I shkrova buzëqeshjes
dhe lotin dikun e përmenda…
Me shumë dashuri
radhita fjalët në letër.
Për nipër e mbesa e
për çdo gjë tjetër.
Ju shkrova ,fëmijëve,rinis
dhe moshës së vjetër
Këto që përmenda i shkrova me gëzim.
Po vuajtja …..
si faji…..
përsëri mbeti jetim.
/www.QendraPress.com/