Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Fitore HAKLAJ

KOHË

——————-

Kur erdhe kohë?

Nuk më kujtohet

As kur ike nuk e di

Vetëm shenjat m’i ke lënë në trup

E kujtimet që nuk i dua

E ato që ikën me ty

Kohë

Sa shpejt u rrite

Fëmijërinë e more me vete

Buzëqeshjet e lotët

I shndërrove në vite e numra

Kohë

Nuk u ndale pak të lumturia

Në ditën kur desha të gëzohem

Aty ku u ndjeva si fëmija

Në prehrin e nënës Sofë

Kohë

Më ike sikur era

Sa mbyll e çel sytë

Desha të kthehem

Edhe vetëm një herë

Të lodrat me vëllezërit e mi

Kohë

Sa shumë më mungon

Nuk mbetet tjetër

Vetëm ato kujtime t’i ruaj

T’i shfletoj në librin tim

E nesër dikush do t’i lexoj

Emrin tim do e kujton

Më kohën që iku me mua

E vitet që mbetën

Kohë

Sa shumë të dua

Dje, sot e nesër! /www.QendraPress.com/