Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Flora Temaj
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2024/04/flora-Temaj.jpg)
Diku, dikur
Në sytë e tij
Mbetur vrazhdësia
Në rrudhat e ballit
E fshehur historia
Në sytë e tij
S’u pa ai shkëlqim
Edhe ajo që e deshi
Shkoi diku pa kthim
Në sytë e tij
Përplot vuajtje e mall
Dikur priste dikë etshëm
Ashtu mbetur, kohë më parë.
/www.QendraPress.com/