Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Idriz Berisha-XHIXHI
(Vargje homazhuese për poetin Tahir Desku)
—————————————————
Diku në mesnatë mbaroj ëndrra
Krismat pushuan.
Hijet sureale u bënë vrushkuj pasionesh
E poeti tha:
Duajeni e dashuronte këtë tokë
Mbertheni me afsh zemre
Lumin e dritën ,kështjellën e kullën.!
Shpirtrat trazuar kur duhen
Muzat përqafojnë poetin
E ai as nuk qan
As nuk qesh
As nuk vdes e as nuk hesht!
Betejat shndërrohen në tym
Me sy ngjyrë prushi
Kur poeti tha:
Ma çlironi dashurinë e munguar
Si luten perënditë, kam harruar
Teksa këndoj në ilirishte
Mbaj mend veç copa të atdheut
Si avuj zjarri
Tek jeta rrjedh si lumë.
U bëre pirg i dritëzuar
Qiejve të trazuar
Dolli e zbrazur ahengjeve
Ishte herët për vdekje e vonë për heshtje.
Në SOFRA të shtruara me thërmia malli
E me këngë të stinëve
Ulen lajmëtarë si ti
Çlirimtar i fjalës!
/www.QendraPress.com/