Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Matilda BROZI
Kur të kesh mall për mua
————————————
Mos u dridh e as mos qaj
Me grusht murit mos i gjuaj
I mjeri gurë s’të ka asnjë faj.
Kur malli i zjarrtë të t’djegë brendinë
Me pika loti mos e shuaj
Grisi copë fotografitë
Në to ngjan fytyrë e huaj.
Mos të vijë keq për mua
Në mundsh emrin ma harro
As se e desha më mos thuaj
Ngushëllime, sot s’jam më…
/www.QendraPress.com/