Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Mirela LIPO
Jam e pa fuqishme të bëj mrekulli ,
Të ndihmoj nevojtarët sadopak.
Njerëzit të varfër pa strehë dhe shtëpi ,
Të cilët i kemi në mes nesh rreth e për qark!
Ah!! të kisha mundësi apo një shkop magjik ,
Do të ushqeja çdo ditë qenie të uritura ,
Kur kaloj pranë tyre ndjehem ligsht,
Sikur me kërkojnë ndihmë shpesh të lemerisura!
Nuk arrij dot t’ju shuaj etjen dhe urine te gjithëve.
Qenieve të pafajshme në rrugica dhe park .
Të cilat do t’i ushqeja me shumë dashuri ,
Sepse kujdesin tim dhe tuajin kanë hak!
/www.QendraPress.com/