Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Rita OXHA
Pa ty !
—————————
Kur ti na le ashtu zëdridhur
Sa Bota krejt na ka zhgënjyer
Se ajri, helm na duket …i hidhur
Unë shpirtin me të zi kam lyer.
Pastaj tulatur nis ulërij
Si zogth i frikur përmbi fletë
Besoj se, ndoshta ti nuk na le
Nuk vdes ti LEM jeton tek ne.
Kur lotët lagin atë qerpik
Sa bosh pa ty qenka kjo Botë
Në parajsë të dërgon ,Allahu i madh
Në gji të mbajnë prindërit tanë
Po pse na ike kaq shpejt vëlla!!!!
na le të vetëm e të braktisur
Në ditë të dhimbjes gjithë ky trishtim
Më dridhet zemra, nga ky idhnim
Që ka pushtuar sot shpirtin tim.
Në foto shof sytë që fort i dua
Do hyj si flakë me shkrepëtima
T’i mbush me puthje të them të duam
Shpirti dhe zemra për ty po qan, qan sot motra për vëllanë
Loton dhe qielli që të mban pranë
25 Shkurt 2020
Itali
/www.qendrapress.com/