Sot, kur të gjithë pritën një seancë të kuvendit të Republikës së Kosovës me debat për sulmin terrorist të ushtrisë së Serbisë u unifikua për ta mbajtur të fshehtë hyrjen dhe daljen e këtij formacioni ushtarak-Shkruan; Hisen BERISHA deputet i Parlamentit.

Sot, kur të gjithë pritën një seancë të kuvendit të Republikës së Kosovës me debat për sulmin terrorist të ushtrisë së Serbisë, (njësive të specializuara për operacione terroriste, diversione etj.), me ç’rast u vra oficeri i Policisë së Kosovës, në krye të detyrës dhe u plagosën disa tjerë, klasa jonë politike në emër të “unifikimit nacional” u unifikua për ta mbajtur të fshehtë hyrjen dhe daljen e këtij formacioni ushtarak, athua se ishin shoqata e alpinistëve të Prokuplës, në vizitë maleve të Dardanisë. Juve që shpikët “unitetin nacional” po ua përkujtoj se, analiza e deritanishme ka treguar se në Evropë janë katër burra autokrat që qeverisin shtete të ndryshme evropiane, Putin, Erdogan, Viktor Orban dhe Vuçiq. Ja qe Zonja Osmani po krijohet si autokratja tjeter, në tendencë me shpëtua me sa më pakë pasoja Vuçiqin. Kombi shqiptar e ka në shpirtë lirinë e demokracinë! Demokracinë, e shartoj Doktor Ibrahim Rugova, i cili edhe nën okupimin klasik e gjenocidial millosheviçian, nuk thirri në “unitetin nacional” por krijoi hapsira për pluralizëm mendimesh dhe për krijimin e pluripartizmit shqiptar kosovar. Madje si bimë e kësaj liberaldemokracie lindi edhe UÇK – kodi gjenetik i Republikës së Kosovës, embrioni i së cilës lindi nga rinia studentore shqiptare kosovare, në pranverën e vitit 1981. Ju, të “unituar” ecni rrugës “së re”, ndërsa veteranët e UÇK do të ecin në gjurmët e gjakut ilir, për të mbrojtur shtetin e Kosovës edhe nga Ju. Prandaj më lejoni të prezantoj pas këtij pezmi fjalën time, për ketë situatë në Kuvend. I nderuar kobi shqiptar! Me datën 09/05/2015 në Kumanovë disa burra shqiptarë të pakënaqur me sjelljen e pushtetit të Maqedonisë u organizua në kryengritje të armatosur, ata u neutralizuan si grup nuk iu qel asnjë korridor humanitar, ky quhet neutralizim të dashur oficer policie e ushtarak që po flisni nëpër medie. Shoku Albin ti apo cili nga ju ua hapi shtegun për të u kthyer shnosh e mirë ne serbi grupi terrorist ditën për dielli ndonëse përgjigjen kush i lejoj të hyjnë e jep fjala e urtë shqiptare “qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë”! Vuçiqit nga tribuna e këtij kuvendi i them je tregu shumë i mençur që nuk i shtine kriminelët në Kosovën në kohën kur Rrustem Berisha ishte ministër i mbrojtjes, ku isha Oficer Shtabi. Ndërsa i kërkoj zyrtarisht komandantit të KFOR-it t’i arrestoj dhe t’i sjellë para drejtësisë në Republikën e Kosovës kriminelët e ushtrise se Vuçiqit të cilët vranë oficerin e policisë së Kosovës të dielën deri sa po kryente detyrën kushtetuese në teritorin e Republikës së Kosovës./www.qendrapress,com/