Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Selvije KADRIU

HELM

————————

Pse e dashurove atë

Apo veten e urrejtje

Kaq shumë

Pse i dhurove puthje

Atij që puthte me helm

Pse në ëndrrat tua ishte ai

Derisa ai as në mendje

Nuk të kishte ty

Pse e përbuze

Dashurinë e atij

Për të cilin

Ishe ëndrra e tij

Apo ti kaq shumë

E urrejtje veten

Dhe e le mes helmit

Pa dashuri

SK, 29.03.2024, Prishtinë

/www.QendraPress.com/