Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Shukrije GASHI
3 TETOR 2023
Nuhi (Rexhep) Berishës
——————————-
Asgjë mund t’ them për ditëlindjen tënde
sot hero me çizme betoni latuar
me duart e tua çelik lapidar Lirie
Një parakalim krahzezash me krrokamë
mbi qiellin e Prishtinës
më shkundi nga dhimbja për Ty
e vaun nuk po mund ta gjej askund
E zbrazë heshtja ftohët përplaset
me rrëbim mbi mua e përgjigje nuk kam
Idhët flet me pikëllimin stina e Festës Përjetësi
mungesa e fotografisë Tënde krah
asaj t’Xhepës në Shtëpinë e shokëve
t’burgut që Ti i deshte ma fort se sytë
e tu pranverë kurrë t’mbyllur nga malli për
Liri as nesër
më vrau më shumë se dita kur mësova
për rënien Tënde Feniks gjakimit Shqipëri
Ka vite që nuk fle nga dhimbja e madhe
për vrasjen tënde me pahir herën
e dytë pas betejës me Serbi Lua
mesnatës skëterrë janarit t’acartë
kur more Kosovën gjak mbi vetull
krisma bataresh UÇK nismtar vrapit
Spartian vrave frikën robëri
vullkan ndeze Flakadanin parzmor
për Kosovën e zhytur n’ mjerim
E dje po them më afër se këtë çast
rebelimi me shkas
zhgënjimit me shokët e tu
teksa kalimthi flasin për namin tënd
nën sqetullë a hije
voglësishë e smirash partiake
Hero me qizme të betonta Lirie
latuar me duart tua çelik
sa shumë më dhembë harrimi
i shokëve për Ty
Nuk kam fjalë për mungesën
fotografisë tënde krah vëllaut
tënd “Xhepës” Hero
Gëzuar Lirinë te shkallët po të pres
si dje e nesër…
/www.qendrapress.com/