Akti terrorist i vrasjes së të rinjve serbë e malazez në kafenenë „Panda“ në Pejë mund të përsëritet sërish! Shkruan: Xhevat Hasani.

                   Tani më ka fakte të padiskutueshme se si shërbimi sekret i Serbisë së Millosheviqit gjatë viteve 1998-1999 të luftës në Kosovë, ka vrarë në kafenenë „Panda“ në Pejë disa të rinj serbë malazez, duke e akuzuar rrejshëm për këtë krim UÇK-në, me qëllim që ta paraqesë atë (UÇK-në) para botës si organizatë terroriste e cila vret civilë serbë e malazez.

Meqë futja nga Serbia me 24 shtator 2023 të grupit terroristë në Veriun e Kosovës (në fshatin Banjskë) dhe vrasja nga ai grup terrorist e një  polici të Kosovës dhe plagosja e

dy të tjerëve, dëshmoi para botës se Serbia është një shtet terrorist dhe luftënxitës, tani duhet pritur veprime të tjera po ashtu terroriste nga Serbia.

Kështu supozoj se shërbimi sekret serb mund ta përsërisë në Kosovë aktin terrorist të

kryer gjatë luftës në Kosovë në kafenenë „Panda“ në Pejë, duke vrarë sërish në fshehtësi serbë të pafajshëm dhe duke i akuzuar për këtë sërish „terroristët“ shqiptarë, kuptohet krejt kjo me qëllim që ta bind opinionin politik ndërkombëtar se Serbia dhe serbët nuk janë terroristë, por Kosova dhe shqiptarët janë terroristë. Po ashtu supozoj se shërbimi sekret serb përsëritjen e aktit terrorist në kafenenë „Panda“, kësaj radhe do ta bënte duke vrarë në fshehtësi serbë të pafajshëm në enklavat serbe nën lumin Ibër, sepse mendon se kësisoj do të besohej se krimin e tillë e kanë bërë shqiptarët.

Unë nuk e di se cilit nga serbët do të mund t`i zërë „taksirati“ i një skenari të tillë, por apeloj te të gjithë serbët e Kosovës: sidomos ata të enklavave nën lumin Ibër dhe sidomos

ata fshatrave të thella, që të ken kujdes e të mos bëhen viktimë e një skenari të tillë të mundshëm. Po ashtu apeloj edhe te pjesëtarët e policisë së Kosovës që të janë syçelë dhe vigjilent kundruall skenarëve të tillë kriminal e terroristë të Serbisë./Marrë nga FB, transmeton .www.qendrapress.com/