Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Godo MEHMETAJ

EDHE SHPIRTI SDO MË DAL!
——————————–
Ktheu se të pret shtëpia
i vetëm i Nënëso
Copa catia bje catia
more biri Nënëso
Sikur të vish dhe në këmbë
i vetëm i Nënëso
Se të pret e mjera Nënë
more biri i Nënëso
Po e mbaj shpirtin me dhëmbë
bir o biri Nënëso
Nuk jam më si më ke lënë
i vetëm i Nënëso
Meraku ftoma më preu
more biri Nënëso
Ktheu bir sa jam e gjallë
i vetëm i Nënëso
Ktheu të më nxjerrësh mallin
more biri Nënëso
Se dhe shpirti sdo më dalë
i vetëm i Nënëso
/QendraPress/