Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Lulzim HAJDARI

Në ndërrim të viteve!

——————————

Po ikën një vit, me gëzime e dhimbje,

Me net pa gjumë e ëndrrën që s’u pa,

Me hapa që shpesh shkelën edhe n’rrugë t’gabuar,

Edhe përmes rrezeve të diellit praruar!…

Po vjen një vit, i bardhë si dëbora

Plot shpresë në sy dhe urime në shpirt,

Me zemra që rrahin për një fillim të ri

Me besim se e nesërmja, do të jetë më mirë.

Le të falim të gjithë, neve ç’na lëndoi

Të mbajmë ç’na gëzoi e k’to që arritëm,

Të hyjmë në këtë vit, që vjen gjithë dritë

Me dashuri për jetën dhe paqe në shpirt

QendraPress