Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Sami MULAJ

Deti i ëndrrës

————————–

Baticat e zbaticat me perkundin gjumin

endrrat pulebardhat mi sjellin

Si në ishullin e thesareve

jam Robin Hud i pa gjetur

Krahet e kujtimeve

me jane thyer

e flatrat e shpresave te vjetra

me jane tretur

Gjurmet e hapave në rere

te dashurise se pare nuk po i gjej

Flladi i pas diellit

ne tjeter ishull i ka hedhur

Në ato gjurme

Robin Hud tjeter ka ecur

/QendraPress/