Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Stavri HIMA

PO SIKUR” (!?)
——————————-
Sa shumë të mundon kjo pyetje
Kur unë flas dhe ti dëgjon
Kjo pyetje të le në mëdyshje
Nuk vendos dot kur s’e beson
Sepse jo vetëm thashethemet
Që përcillen lehtë në opinion
Por edhe largësia që kemi
Shpirtrat ne, na i deformon
Prandaj në vendimet tënde
Zjen ideja: “…po sikur…?”
Dhe të detyron jotja mendje
Që zemrës t’i vësh një gur
Ndaj unë, shumë herë të them
Duhet të shihemi patjetër në sy
Që të dimë deri ku do vejë
Halli që na bashkon ne të dy
Por ti princesha ime nguron
Me mendimin “po sikur?” Ti…
Dhe ditë-natë mendon
Më mirë hiç, se me një shpirtzi
Ndaj, ndikuar me thashethemet
Ti e braktis dashurinë tënde
Se nuk vendos as për takim
Ku mund të ndryshonë mendjen
Dhe unë të pres me durim
Kur do shihemi njëherë në sy
I bindur se nuk jam gabim
Pasi e meritojmë këtë dashuri
Iluzionet s’e nuk jam ashtu
Siç dëshiron ti, të jem unë
Na bëjnë të vuajmë të dy
Edhe në ëndrra, në gjumë
/QendraPress/