Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Fazli FERATI
ASGJË POS ÇASTIT
——————————–
Asgjë pos çastit
pos fjalëve
pos fotove
pos vendit e kohës
Asgjë edhe kur qielli
mbulohet me re
e përmallshëm
pikon shi
Asgjë kur gjethet
nga degët
binin në tokë
pa u ndi
Asgjë
kur shpirti një ditë
gjen qetësi
E asgjësë, për asgjë, prej asgjësë
ASGJË…
/www.QendraPress.com/