Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Gazmend  BEQAJ

Në unazat e kohës

———————————-

As më e vjetër as më e re

në unazat e kohës

Shtëpia e Lidhjes

histori e gurëzuar

kujtim i gjallë

i një kombi të shpërndarë

Aty ku nën peshën e fajit

dhe turpit mbi shpinë

nipër e gjyshër

lidhen duart plot besim

Aty ku koha kohës

i kërkoj shpagim

Aty ende përpushet

një zjarr i moçëm

me moshë Ilirie

që në unazat e kohës

ngroh shpirtin

me idil Shqipërie

prush i gjallë që pak nga pak

sërish pritet të merr flake

/www.QendraPress.com/