Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Gëzim AJGERAJ
DITË VJESHTE NË ALPE
————————————-
Mbi taka shumë ngjyrëshe
Iku dhe kjo ditëshkurtër vjeshte
nën qiellin e thyer alpik
nën shtëllungat e natës së plakur
mezi hapi sytë
mëngjesi i vonuar buzë *Rajnës
Pa çka se dita pikturoi
Imazhet shumëngjyrëshe,
solli mall, përmallime e dashuri
Nuk harroi as trazimet
Për copa tokash që s do ti merr kush me vete
Gaza e Ukraina luten për paqe
Diku demagogët
Joshin me fjalë të bukura
E premtime të kota
Aty këtu edhe ndonjë përshëndetje
Urate për shëndet edhe ndonjë mashtrim
Troket në kronikat e ditës
Mbrëmja përsëri
Lëshoi shtëllungat e mustakut
Mbi Alpe
Ehhh, kjo ditë vjeshte
Dhe malli një,
Nën një taverne në Alpe
29 tetor 2024
/www.QendraPress.com/