Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Gëzim AJGERAJ
MOS IK
———————-
Mos ik, se mbi prag ka zënë merimanga
Mbi çati bari është lëvarur
Oborrit bëllushtrat s’i pret kosa
Gruri poshtë në fushë pa u mbjell
Mos ik, se vreshtit iu thanë hardhitë
Dhe pemët skaj saj s’kokrrojnë
Toka e babait të ka mbetur djerrinë
As arën buzë lumit s’ka kush ta punojë
Mos ik, ku s’ shkohet në këmbë
As bjeshkë e as dete mos kalo
Kthehu gjëlli atje ku kullat mbushullojnë këngë
Se dheu i huaj harrimit të mashtron
/www.QendraPress.com/